Hasi: U dënuam 50 euro, problemin e fanellave me Vllaznimin e kemi prej kohësh NULL NULL 04.03.2016 14:38 04.03.2016 14:38 Federata e Hendbollit të Kosovës ka shqiptuar një gjobë prej 50 euro për klubin “Drenica” për arsye se sipas tyre portierët e këtij klubi janë inkuadruar me fanella pa numra në ndeshjen kundër Vllaznimit. Kryetrajneri i Drenicës, Dukagjin Hasi ka thënë për Klan Kosovën se portieri ka pasur numrin në fanellë mirëpo gjatë ndeshjes i ka rënë dhe në ato momente është fotografuar nga dikush. “Sa herë zhvillojmë ndeshje me Vllaznimin kemi probleme me fanella, pasi edhe ata edhe ne i kemi fanellat kuqezi”. “Kjo është bërë më shumë për hakmarrje do të thoja nga tifozët e klubit të Vllaznimit”, ka thënë Hasi. Ai ka thënë se këtë gjobë do të vendosë kryesia e klubit për ta paguar – sipas tij nuk është ndonjë shumë e madhe dhe do të kryhet shumë shpejt pasi që veç dënimi është shqiptuar. Në rast se nuk paguhet kjo gjobë, Drenica nuk do të mund ta zhvillojë ndeshjen e radhës, njofton Klan Kosova.