Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hasani: Konferenca e Ambasadorëve, do të reflektohet në integrimin e BE-së

NULL NULL
26.08.2024 12:30
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Igli Hasani
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Igli Hasani; Foto: Arkiv;

Ministri i Jashtëmi Shqiëprisë, Igli Hasani, është shprehur se është i lumtur që pasë tetë vitesh në Tiranë është rikthyer Konferenca e Ambasadorëve.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se gjatë tre ditëve të ardhshme, do të reflektojnë mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë  mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, dhe prioritetin kryesor: integrimin në Bashkimin Evropian.

“Kjo konferencë vjen në një moment kyç – jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare – por edhe ndërsa ndërmarrim hapa konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike”.

“Falënderoj Kryeministrin Edi Rama,  për përkushtimin e tij ndaj politikës sonë të jashtme, si dhe të ftuarën e nderit në sesionin e hapjes së Konferencës, homologen sllovene, Tanja Fajon, një mike e vendit tonë dhe mbështetëse e fortë e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rajonit”, ka thënë Hasani. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme