Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hasani: Çdo vendim që Kurti e ka marrë pas 19 prillit është joligjor (VIDEO)

NULL NULL
18.06.2025 21:06

Ka më shumë se dy muaj që Albin Kurti po mban dy pozita të rëndësishme shtetërore.

Atë të kryeministrit në detyrë dhe pozitën e deputetit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse, sipas njohësve të sistemit juridik e kushtetues në vend, ky veprim i tij është tërësisht joligjor.

Madje sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, çdo vendim i marrë nga Kurti pas datës së certifikimit si deputet, do të hidhet poshtë sapo të sfidohen në Gjykatën Kushtetuese.

“Nëse dërgohet në kushtetuese marrja e vendimeve e Albin Kurtit dhe kabinetit pa asnjë diskutim është shkelje kushtetuese, bazuar në rastet e deritanishme që janë precedent. Bazuar në precedentin që është tani, por gjykata mund ta ndërroj interpretimin. Të gjitha vendimet që i ka marrë Albin Kurti me kabinet, janë jo ligjore bien poshtë. Asnjë vendim i qeverisë që po merret s`po sfidohet, e përderisa nuk sfidohet ato prezumohen se janë kushtetuese, por nëse shkon dikush e i sfidon i dërgon në kushtetuese pa asnjë diskutim, janë të jashtë ligjshme bien poshtë”, tha Hasani në Rubikon të Klan Kosovës. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.