“Harron” që është i dënuar për vrasje, kosovari bie në prangat e policisë gjermane në aeroport NULL NULL 05.02.2026 11:15 05.02.2026 11:15 Foto ilustruese / dpa Zyrtarë të Policisë Federale gjermane kanë arrestuar në aeroportin e Shtutgartit një shtetas të Kosovës të dënuar për vrasje. Siç raporton Agjencia Gjermane e Lajmeve dpa, 53-vjeçari ishte dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Landit në Hajlbron me dymbëdhjetë vjet burgim dhe pesë vite më vonë ishte dëbuar në vendlindjen e tij, Kosovë. “Gjatë ri-hyrjes fundjavën e kaluar, ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Shtutgart-Stamhajmit. Aty pritet të vuajë pjesën e mbetur të dënimit”, u tha në raportimin e dpa-së, transmeton Klankosova.tv. Sipas të dhënave, burri kishte ardhur me një fluturim nga Prishtina. Por, gjatë një kontrolli është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti për ekzekutimin e dënimit, shpjegoi një zëdhënës i Policisë Federale. Sipas të dhënave, 53-vjeçari duhet të vuajë edhe saktësisht 2.127 ditë burg. Po të mos kishte hyrë sërish në Gjermani, ai do të kishte mbetur i pa shqetësuar. /Klankosova.tv