Harden me dyshifror të trefishtë ndaj Jazz (VIDEO) NULL NULL 18.04.2019 13:32 18.04.2019 13:32 James Harden ka realizuar dyshifror të trefishtë ndaj Utah Jazz për ta udhëhequr Houston Rockets në fitoren 118-98 ndaj kundërshtarëve. MVP aktual realizoi 32 pikë, 10 asistime e 13 kërcime, përcjellë nga Chris Paul që realizoi 17. Në anën tjetër, Royce O’Neale ishte pikëshënuesi më i mirë te mysafirët, me po aq pikë sa Paul. Tani, finalistët e vjetshëm të Konferencës Perëndimore në NBA po fitojnë 2:0 në serinë e tyre të Playoff-it ndaj Jazz. https://www.youtube.com/watch?v=1mVLORo-IY8 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.