Haradinaj takohet me senatorin Peters, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO sipas Planit Aksional NULL NULL 22.01.2025 17:23 22.01.2025 17:23 Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, Ramush Haradinaj, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters. Haradinaj tha se me senatorin Peters folën në lidhje me rikthimin e Kosovës në marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në një pritje të ngrohtë nga senatori amerikan Gary Peters, kemi diskutuar hapur lidhur me rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas Planit Aksional për Anëtarësim”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv. Më tej, kreu i AAK-së tha se me Peters folën edhe për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të bashkëpunimit, me theks të posaçëm Mërgata Shqiptare në Michigan.