Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet politike

NULL NULL
27.03.2026 13:26

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Ai përmes një postimi në Facebook tregoi se me zyrtarin e lartë evropian diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon, transmeton Klankosova.tv

“Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend e rajon, proceset integruese euroatlantike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Theksova përkushtimin e Aleancës për avancimin e agjendës evropiane të vendit”.

“Kosova gjatë këtyre viteve ka ngecur në agjendën integruese euro-atlantike, veçanërisht në synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, është jetike që ta kthejmë vendin në binarë të sigurt, përmes vendimmarrjes së përgjegjshme dhe forcimit të partneritetit me aleatët tanë”, shkruan Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme