Haradinaj përkujton Betejën e Marecit: Sakrifica e të rënëve, gjithherë motivim për ta dashur atdheun NULL NULL 18.04.2023 08:47 18.04.2023 08:47 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrën që ndodhi në këtë vend, ku u vranë mbi 120 civilë. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se në këtë ditë kujtohet dhe nderohet trimëria e sakrifica e luftëtarëve të UÇK-së. “Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve. Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët. Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai shtoi se sakrifica e dëshmorëve është motiv për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë. “Sakrifica e të rënëve është gjithherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë – ajo mban emrin e secilit prej tyre. Lavdi e përjetshme!”, ka shtuar ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023