Haradinaj për vrasjet e fundit në Kosovë: Kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi NULL NULL 10.08.2023 13:20 10.08.2023 13:20 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjeve që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit në Kosovë. Ai përgjegjës e bën sistemin qeverisës, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Haradinaj thekson se qeveria duhet ë shkojë në shtëpi. “Kjo qeveri do të mbahet përgjegjëse për përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në vend. Mocioni është zgjidhja”, tha Haradinaj. “Objektivisht qytetari ka mbetur i pa mbrojtur, i pa përkujdesur nga kjo qeveri e cila ka mungesë të madhe profesionale për të trajtuar çështje komplekse siç është siguria”, theksoi ai. “Shfaqja e krimineleve me maska siç ishte rasti i mbrëmshëm në komunën e Skenderajt ku mbeti i vrarë një qytetar dhe u plagosën tre të tjerë, nxjerr në pah pafuqinë e qeverisë si dhe guximin e grupeve kriminale për të vepruar”, shtoi kreu i AAK-së.