Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj pas takimit me ambasadorin francez: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet sa më parë

NULL NULL
15.06.2023 16:38
AAK
AAK

Pas takimit që zhvilloi gjatë ditës së sotme me ambasadorin gjerman, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë,  Olivier Guerot.

Kreu i AAK-së ka bërë të ditur se me ambasadorin francez kanë ndarë shqetësimin për gjendjen e krijuar në veri.

“Gjatë takimit, biseduam edhe për nevojën e de-eskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”.

“Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishme në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, ka thënë Guerot./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.