Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Mospjesëmarrja e Opozitës në seancë s’e ndihmon Kosovën

NULL NULL
04.09.2018 09:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse Opozita nuk merr pjesë në seancë, nuk është ndihmë për Kosovën, njofton Klan Kosova.

‘Ata s’kanë nevojë të marrin pjesë në votim, por duhej të vinin për t’i thënë pikëpamjet e veta. Mosardhja në seancë nuk është ndihmë, duhet të shohin çfarë është në pyetje’, tha Haradinaj në hollin e Kuvendit të Kosovës.

‘Ne kemi krizë ekonomike në Kosovë, gjendja ekonomike s’është e mirë, kemi probleme të shumta, por punojmë për Kosovën’.

‘As s’ka ndarje as s’do ketë ndarje, as s’ka lëvizje me territore. Votojeni këtë delegacion’.

Haradinaj më pas u pyet nëse i kanë votat për këtë delegacion, por ai u përgjigj me ‘deputetët e dinë’.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.