Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj më 17 nëntor në Bruksel për MSA-në

NULL NULL
02.11.2017 15:45

Kryeministri Ramush Haradinaj, më 17 nëntor do të qëndrojë për vizitë në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai gjatë  një vizitë pune në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MPPH), ku u informua nga ministrja, Albena Reshitaj, me gjendjen në këtë ministri, prioritetet e saj dhe projektet që janë duke u realizuar.

Haradinaj atje tha se ajo që “duhet të ketë vëmendjen tonë, është agjenda evropiane dhe zbatimi i MSA-së”, prandaj, siç potencoi ai  duhet të qartësohet deri atë ditë se ku ka arritur Kosova me MSA-në dhe çka mund të bëhet vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, Reshitaj duke falënderuar kryeministrin për mbështetjen e ofruar në realizimin e prioriteteve të kësaj ministrie, theksoi se mjedisi dhe mbrojtja e tij, do të jenë prioritet i kësaj Qeverie, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme