Haradinaj kujton të rënët në Celinë, Fortesë e Brestoc: Plagët e asaj kohe mbeten të hapura… NULL NULL 25.03.2026 10:46 25.03.2026 10:46 Foto arkiv Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc. Përmes një postimi në Facebook, kreu i Aleancës thotë se 25 marsi i vitit 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë, dhe plagët e saj kohe mbeten të hapura. Ai thotë se të rënët janë dëshmia më e mirë se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën historike të popullit tonë. “25 Marsi 1999 shënon një nga ditët më të dhimbshme të historisë sonë. Regjimi kriminal i Millosheviqit masakroi fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive. Sot, në përkujtim të kësaj sakrifice, ndajmë dhimbjen me familjarët që kujtojnë më të dashurit e tyre: 75 të rënët në Celinë, 68 në Fortesë dhe 54 në Brestoc. Plagët e asaj kohe mbeten të hapura, ndërsa kujtimi i viktimave na obligon të mos harrojmë kurrë dhe të kërkojmë drejtësi”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.