Haradinaj kritikon OVL-UÇK-në për protestën kundër Trendafilovës (VIDEO) NULL NULL 27.05.2025 16:31 27.05.2025 16:31 Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK-së e vlerëson “për marre dhe qyqarllëk” protestën para dy javësh në Prishtinë të mbajtur kundër Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, për shkak se siç tha, OVL e UÇK-së nuk ka guxuar ta merrte përsipër organizimin e asaj proteste. “OVL ka nevojë të bëjë thirrje e jo të punojë në ilegalitet. Pozitive aty është që efekti u arrit dhe Trendafilova nuk mbajti konferencë”. “Isha i kënaqur me efektin, por i pakënaqur për mosguximin e pranimit të thirrjes, qoftë edhe simbolike të asaj proteste”, tha Haradinaj.