Haradinaj kërkon që të shtyhet data e zgjedhjeve në veri NULL NULL 13.04.2023 10:49 13.04.2023 10:49 Deputetët janë mbledhur këtë të enjte për të zhvilluar një seancë plenare. Në rend të ditës janë shtatë pika dhe më e rëndësishmja është pika e katërt pasi bëhet fjalë për shqyrtimin e dytë të projektligjit për prokurorin e shtetit, transmeton Klan Kosova. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të shtyhet data e zgjedhjeve për katër komunat në veri të Kosovës. Ai ka propozuar që institucionet përgjegjëse të mos presin deri në ditën e fundit dhe të ballafaqohen me humbje të plotë. Kujtojmë se data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve është 23 prill. klankosova.tv