Haradinaj kërkon dyfishim të pagave për ushtarët dhe policët NULL NULL 16.11.2023 12:14 16.11.2023 12:14 Kuvendi i Kosovës po e mban seancën e radhës plenare ku po diskutohet Ligji mbi Ndarjet Buxhetore. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ana e Qeverisë dyfishimin e pagave për policët, ushtarët, drejtësinë etj. “Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”, tha Haradinaj. Ai theksoi se qeveria i ka nënçmuar disa kategori. “Shqetësuese është nënçmimi që iu bëhet disa kategorive si: Policia e Kosovës, Shëndetësia, Drejtësia dhe kategori të tjera, që janë dëmtuar nga mohimi i pagesës së shtesave për rrezikshmëri dhe punë shtesë të garantuar me Ligjin në fuqi”, tha Haradinaj. Buxheti për vitin 2024 parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.