Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e Stojkajt: Rifati ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës NULL NULL 11.05.2026 07:37 11.05.2026 07:37 Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar për ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të partisë dega në Deçan, Rifat Stojkaj. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Stojkaj ishte pjesë e rëndësishme e Aleancës, transmeton Klankosova.tv. “Gjithmonë i gatshëm për punë, korrekt e i afërt me njerëzit. Do ta kujtojmë për urtësinë, besnikërinë dhe kontributin që dha ndër vite. Në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve tanë. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.