Haradinaj i dëshiron sukses skitarit Albin Tahiri në Lojërat Olimpike NULL NULL 04.02.2018 13:40 04.02.2018 13:40 Kryeministri, Ramush Haradinaj, i ka uruar shumë suksese sportistit të vetëm nga Kosova që do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Korenë e Jugut. “Është kënaqësi të takosh kampionë. I tillë është skiatori, Albin Tahiri. Albini, edhe pse i lindur në Slloveni, në Lojërat Olimpike Dimërore do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina alpike të skijimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, përcjell Klan Kosova. “Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë”. “Faleminderit Albin! Faleminderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”.