Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj flet për çështjen e Surinamit

NULL NULL
02.11.2017 14:08

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj për herë të parë ka komentuar raportimet se shteti i Surinamit e ka çnjohur pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se nuk e kanë një lajm të tillë përderisa sipas tij Kosova me Surinamin nuk është se kanë pasur ndonjë marrëdhënie, njofton Klan Kosova.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një takimi që pati me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Ditë më parë, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për media ka thënë se shteti i Surinamit ka tërheqë njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Por, ekspertët e së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se njohja ndërkombëtare nuk mund të tërhiqet, por me propagandë të tillë Serbia do të mundë të ndikojë negativisht në sigurimin e njohjeve tjera për shtetin e Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se deri tani nuk kanë marrë asgjë zyrtare nga përfaqësitë diplomatike lidhur me tërheqjen e njohje nga Surinami,

 

 

lajme të ngjashme