Haradinaj: E dhimbshme ikja e hershme e Berishës, grua e fuqishme me shumë pozitivitet NULL NULL 23.06.2022 15:02 23.06.2022 15:02 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik për vdekjen e Vjosa Berishës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj thotë se ikja e saj e hershme është e dhimbshme dhe se Berisha ka qenë grua e fuqishme e me shumë pozitivitet. Postimi i plotë: E dhimbshme ikja e hershme e regjisores Vjosa Berisha, grua e fuqishme me shumë pozitivitet dhe dashuri për jetën. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe komunitetit artistik. Vjosa u prehtë në paqe!