Haradinaj bën homazhe në Reçak: Përjetë mirënjohës për ata që u flijuan për liri NULL NULL 15.01.2026 10:04 15.01.2026 10:04 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës që ndodhi aty. Pasi nderoi martirët e rënë, Haradinaj u shpreh se është përjetësisht mirënjohës ndaj atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës. “Kjo masakër ktheu vëmendjen e NATO-s dhe të Amerikës ndaj krimeve serbe që po kryheshin në Kosovë. I jemi mirënjohës UÇK-së dhe gjithë brezave që kanë luftuar për liri, përkulemi përjetë. Përjetësisht mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën – ta gëzojmë lirinë”, tha Haradinaj. Ai po ashtu tha se drejtësia ende nuk është vendosur për masakrat në Kosovë. “Është e vërtetë se drejtësia ende nuk është vendosur për masakrat në Kosovë, dhe po ashtu është e vërtetë që padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa nuk gjykohen ata që kanë kryer krime”, deklaroi Haradinaj.