Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet ekspozita e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës

NULL NULL
10.04.2022 15:20

Me 16 prill të këtij viti do të hapet ekspozita e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës.

Përvojat personale dhe gjësendet e fëmijëve kosovarë nga lufta e viteve 1998-1999, të cilat janë pjesë e koleksionit të Muzeut të Fëmijërisë së Luftës, për herë të parë do t’i prezantohen publikut në Kosovë.

“Ata që do ta vizitojnë ekspozitën e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës në Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke nisur nga 16 Prilli, historitë e Reneas, Blinorit, Besës dhe të tjerëve që kanë përjetuar luftën në Kosovë, do të jenë më se të njohura. Historitë e tyre, të cilat flasin për vështirësitë e kohës së luftës, por edhe për forcën e fëmijëve, ruhen nga Muzeu i Fëmijërisë së Luftës, një muze i kushtuar tërësisht përvojave të atyre, fëmijëria e të cilëve ishte prekur nga lufta”, thuhet në njoftim.

Ekspozita e parë e përhershme e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës u hap në Sarajevë në vitin 2017 dhe fillimisht iu kushtua përvojave të fëmijëve nga Bosnja dhe Hercegovina, përcjell Klankosova.tv.

“Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, aktivitetet kërkimore të Muzeut u zgjeruan për të përfshirë historitë e fëmijëve nga zona të tjera të prekura nga konflikti. Sot, koleksioni ynë përmban mbi 5000 sende personale dhe histori të fëmijëve dhe qindra orë dëshmi video me origjinë nga 15 zona të ndryshme konflikti. Fatkeqësisht, shumë nga këto zona janë ende zona active lufte. Qëllimi ynë është të dokumentojmë dhe prezantojmë përvojat e fëmijëve të kohës së luftës, por nga këndvështrimi i tyre, përmes së cilës shpresojmë t’u bëjmë të ditur se pikëpamjet, opinionet dhe përvojat e tyre kanë rëndësi, “tha Amina Krvavac, Drejtoresha Ekzekutive e Muzeut.

Vetëm një vit pas hapjes së tij, Muzeu i Fëmijërisë së Luftës iu dha Çmimi i Muzeut të Këshillit të Evropës, një nga çmimet më prestigjioze të muzeut, i dhënë në kuadër të programit të Çmimit të Muzeut Evropian të Vitit.

Ekspozita, e organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës, përmban histori personale, sende dhe video dëshmi të atyre që janë rritur në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Kroaci, Serbi, Ukrainë, Siri, Afganistan dhe Palestinë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 Prill, me hyrje falas për të gjithë.

lajme të ngjashme