Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapen dy konkurse për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve, fituesit shpërblehen me mijëra euro

NULL NULL
08.01.2024 20:38

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ka hapur dy konkurse ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1.

Konkurset janë në formën e një gare dizajni, me një fazë, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore, ndërsa fituesit do të shpërblehen me mijëra euro.

Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnësh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs.

Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërblimeve 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 5 mijë vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë.

Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro.

“Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajnëve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve”, shkroi kreu i kryeqytetit.

“Vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe Akademik Anton Berishaj”, shtoi ai në Facebook.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.