Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapat e parë në reformimin e arsimit

NULL NULL
19.05.2015 12:53
Ka nisur të martën në Prishtinë, debati i parë publik për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe Ligjin për profesionet e rregulluara.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami i cili është iniciator i kësaj nisme tha se kanë për qëllim që të bëjnë reforma të mëdha në arsimin e lartë të cilat sipas tij mungojnë në mënyrqë që të ketë një arsim më cilësor.

Bajrami përmendi disa sfera dhe kritere në të cilat duhet të intervenohet së shpejti.

I të njëjtit mendim ishte edhe rektori i Universitetit të Prishtinës”Hasan Prishtina” Ramadan Zejnullahu i cili i ftoi edhe studentët që të jenë gjatë këtij muaji pjesë e këtij debati për të vlerësuar së bashku kurikulat, mësimdhëniet dhe të gjitha programet universitare, transmeton Klan Kosova.

Ky debat do të zgjas rreth një muaj dhe do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.