Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë, Kosova të pret

NULL NULL
24.04.2026 10:32

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, Hamza theksoi mungesën e Thaçit në Kosovë.

Ndërkaq shton se Kosova dhe PDK e pret atë në atdhe.

“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza.

lajme të ngjashme