Hamza: Qëndroj para jush, i gatshëm për t’ju udhëhequr (VIDEO) NULL NULL 15.01.2025 17:31 15.01.2025 17:31 Bedri Hamza, kandidati i PDK-se per kryeminister Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një tubim me qytetarë ka thënë se ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Ai para masës ka shprehur bindjen që kosovarët do ta mbështesin atë, sipas tij, për ta bërë Kosovën më të mirë, transmeton klankosova.tv. “E ardhmja e Kosovës varet nga zgjedhjet e 9 shkurtit”. ”Jam i bindur që qytetarët do të vendosin për drejtimin e duhur që do ta marrë shteti jonë”. “Unë qëndroj para jush i gatshëm për t’ju udhëhequr”. ”A besoni se Kosova mundet ma mirë? Po, Kosova mundet ma mirë, dhe me mbështetjen tuaj do të bëhet ma mirë”, ka thënë Hamza.