Hamza nga Mitrovica: U mblodhëm për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë NULL NULL 19.01.2025 16:13 19.01.2025 16:13 Bedri Hamza, kandidati i PDK-se per kryeminister Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, tubimin e radhës e pati në Mitrovicë. Në një postim në Facebook, ai tha se premton se do të punojë për të gjitha gratë e Kosovës. “Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë”. “U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë”. “Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt”, ka thënë Hamza. /Klankosova.tv