Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamiti: Kurti ka ndryshuar retorikë, dialogu qeveri-opozitë për presidentin “kapitull i ri” (VIDEO)

NULL NULL
23.02.2026 12:54
Profesoresha universitare, Vjosa Hamiti

Profesoresha universitare, Vjosa Hamiti, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duket se ka ndryshuar retorikën pas takimit me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, duke e cilësuar dialogun qeveri-opozitë si një “kapitull të ri”.

Sipas saj, mbetet shpresa që ky proces të çojë drejt një emri që i përshtatet postit të presidentit në kohën aktuale që po kalon vendi.

“Vetë Albin Kurti dje, pas takimit me z. Bedri Hamza, në komunikatën për shtyp, siç duket e ka ndryshuar retorikën. Madje e quajti kapitull të ri dialogun qeveri-opozitë dhe shpresoj që kjo do të çojë te një emër që i përshtatet postit të presidentit në kohën që është Kosova”, tha Hamiti.

Ajo rikujtoi po ashtu se që nga 28 dhjetori, në konferencën e parë të kryeministrit të sapozgjedhur, ishte vërejtur se Kurti nuk dukej i interesuar që të propozohej Vjosa Osmani, edhe për një mandat.

“Fatkeqësisht, deri më sot ka vetëm thashetheme, por ajo që po vërehet që nga 28 dhjetori, në konferencën e parë të kryeministrit të sapozgjedhur, u pa se Albin Kurti nuk ishte i interesuar që të propozohej Vjosa Osmani. Më kujtohet sepse u bë pyetje për Vjosa Osmanin dhe ai në mënyrë diplomatike u mundua ta relativizojë atë pyetje”, tha Hamiti në Klan Kosova.

lajme të ngjashme