Hamilton i ndalohet ndjekja e finales së Wimbledon NULL NULL 13.07.2015 21:45 13.07.2015 21:45 Mbreti i Formula 1, Lewis Hamilton nuk ka mundur që të shikojë përballjen në finale të Wimbledon, mes Roger Federer dhe Novak Djokovic. Aryse për këtë është se ai nuk kishte respektuar kodin e veshjes së të ftuarve në këtë duel. Mysafirët ishin të ftuar që të vishnin këmishë, kravatë dhe këpuca, transmeton Klan Kosova. Hamilton është dashur të kthehet pasi ai nuk i kishte as këmishën dhe as kravatën, ndërsa ulësja e tij mbeti e zbrazët në këtë duel. Finalen e Wimbledon e fitoi serbi Novak Djokovic.