Hamasi ia dorëzon trupin e Shiri Bibas familjes së saj NULL NULL 22.02.2025 07:17 22.02.2025 07:17 Familja e pengut izraelit Shiri Bibas thotë se trupi i ri i dorëzuar nga Hamasi të premten është i saj. “Shiri ynë u vra në robëri dhe tani është kthyer në shtëpi,” tha familja në një deklaratë. Zyrtarët mjeko-ligjorë të Izraelit që kanë ekzaminuar trupin ende nuk e kanë konfirmuar identitetin, shkruaj BBC, transmeton Klankosova.tv. Eshtrat e dorëzuara nga Hamasi të enjten, për të cilat tha se ishin të Shiri Bibas rezultuan të ishin një grua e paidentifikuar, tha Izraeli. Kjo vjen pasi gjashtë pengje të gjalla do të dorëzohen nga Hamasi më vonë të shtunën, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit. Më shumë se 600 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim.