Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamasi është gati të dorëzojë pengjet nëse situata e armëpushimit përmirësohet

NULL NULL
12.02.2025 10:49
Zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim
Zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim

Hamasi thotë se “mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit”, por thekson se Izraeli është “përgjegjës për çdo ndërlikim apo vonesë”.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim, i tha BBC-së se dera ishte e hapur për ndërmjetësuesit e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit që të ndërhynin dhe të kthenin marrëveshjen e armëpushimit në rrugën e duhur.

“Ne nuk dëshirojmë që kjo marrëveshje të prishet”, tha ai.

“Ne po bëjmë maksimumin për të shmangur çdo pengesë, çdo sfidë dhe për këtë arsye jemi të gatshëm të dorëzojmë pengjet të shtunën e ardhshme nëse situata korrigjohet përmes ndërmjetësve”.

Hamasi ka përsëritur gjithashtu refuzimin e planit të presidentit amerikan Donald Trump për të “marrë kontrollin” e Gazës, duke i etiketuar komentet e presidentit si “raciste” dhe duke thënë se plani nuk do të ketë sukses.

“Lëvizja Hamas mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit për sa kohë që okupimi i përmbahet asaj,” shton grupi, duke vënë në dukje se marrëveshja u ndërmjetësua nga ndërmjetësit dhe u dëshmua nga komuniteti ndërkombëtar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme