Hamasi e quan sulmin e Iranit një “të drejtë natyrore dhe përgjigje të merituar” NULL NULL 14.04.2024 10:34 14.04.2024 10:34 Foto ilustruese Hamasi ka mbrojtur sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Grupi e quajti gjuajtjen e qindra raketave dhe dronëve nga Irani brenda natës një “të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar”, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Veprimi ushtarak i Iranit erdhi pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Damask më 1 prill që vrau oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike. “Ne në Hamas e konsiderojmë operacionin ushtarak të kryer nga Republika Islamike e Iranit si një të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar për krimin e shënjestrimin e konsullatës iraniane në Damask dhe vrasjen e disa liderëve të Gardës Revolucionare”, tha Hamasi në deklaratë.