Halle Berry merr gjithë vëmendjen NULL NULL 07.12.2018 08:30 07.12.2018 08:30 Ajo është një nga gratë më të njohura në Hollywood. Halle Berry ka marrë gjithë vëmendjen kur është paraqitur në tapetin e kuq në gala ngjarjen e lansimit të Pirelli Calendar 2019, në Milan të Italisë. Aktorja 52 vjeçare, fituese e çmimit Oscar, ka shkëlqyer me një fustan ngjyrë rozë të hapur, me një çarje të thellë të këmbët. Berry e cila së fundmi ka thënë se “është në situatën më të mirë të jetës” ka treguar se është edhe në formën më të mirë trupore. Aktorja dukej e mrekullueshme me fustanin që i vinte në pah më së miri format trupore, që e kishte kombinuar me një palë take me ngjyrë të njëjtë. Aktorja që është nënë e dy fëmijëve – vajzës 10 vjeçare Nahla që e ka me ish të dashurin e saj, modeln Gabriel Aubry, dhe djalin Maceo (4) që e ka me ish-bashkëshortin, Olivier Martinez.