Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haliti: Federata e Notit po bën aktivitete selektive ndaj klubeve

NULL NULL
31.10.2024 15:15

Ish-kryetari i Federatës së Notit Astrit Haliti, i ka bërë disa vërejtje në adresë të kryesisë aktuale të Federatës së Notit.

Ai tha se kjo federatë i ka anashkaluar krejtësisht disa klube.

“Letra e dërguar në adresën tuaj ka pasur në plan t’i dërgohet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por kam dashur të tregojmë transparencë dhe kam dashur t’ua bëj me dije se ua kemi dërguar edhe mediave”, tha ai.

Haliti theksoi se disa klube që kanë zhvilluar aktivitete me disa dekada sot janë para shuarjes.

“Unë kam qenë kryetar i Federatës edhe pse në vitin 2022 në një Kuvend të jashtëligjshëm më kanë larguar. Federata sot me veprimet e saj të njëanshme, të njerëzve aty dalëngadalë po i shuan shumë ekipe që realisht kanë bërë aktivitete e gara me disa dekada, ndoshta 30 apo 40 vite”, theksoi Haliti.

Ai pati edhe vërejtje rreth mënyrës së licencimit.

“Kjo federatë po i licencon disa klube që nuk kanë as lidhje me not derisa të tjerat që kanë përvojë në këtë sport nuk po licencohen. Tash Ministria mundet të thotë se ne nuk e kemi bërë me qëllim këtë, por e di që federata ka dërguar edhe dokumente që disa skuadra të mos licencohen fare”, shtoi Haliti.

“Pra, ka aktivitete selektive për disa klube. Një numër i vogël i klubeve po marrin pjesë në gara ndërkombëtare derisa të tjerat jo. Pra, ka organizim për to, derisa të tjerat janë lënë anash”.

“Aktualisht federata s’ka kryetar. Po funksionon me një ushtrues detyre. Kryetari ishte dënuar nga Federata Ndërkombëtare”.

Ai tregoi edhe cilat skuadra i përfaqëson.

Klubi Notit “VLLAZNIMI” – Gjakovë

Klubi Notit “ORLLANI” – Podujevë

Klubi Notit “O2 PRIZRENI” – Prizren

Klubi Notit “MITROVICA” – Mitrovicë

Klubi Notit “FERIZAJ” – Ferizaj

K.S.U. “GJILANI” – Gjilan

Klubi Notit “PEJA” – Pejë

Klubi Notit “ILIRIDA” – Fushë Kosovë

Klubi Notit “DIELLI” – Skenderaj

Klubi Notit “ZENIT” – Prishtinë

K.S.U. “OTRILA” – Prishtinë

Klubi Notit “FUSHË KOSOVA” – Fushë Kosovë

Klubi Notit “PODUJEVA” – Podujevë

Klubi Notit “OBILIQI” – Obiliq

Klubi Notit “LIPIJANI” – Lipjan

Klubi Notit “ZENIT SPORT ACADEMY” – Prishtinë

Klubi Notit “DREFINA” – Drenas

Klubi i Kërcimeve në Ujë “KËRCYESIT E URËS” – Gjakovë

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.