Haki Imeri nderohet me urdhrin Hero i Kosovës NULL NULL 18.01.2017 15:22 18.01.2017 15:22 Presidenti Hashim Thaçi, e ka nderuar Haki Imerin, ish-aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me urdhrin Hero i Kosovës. Thaçi më herët gjatë ditës ka bërë edhe homazhe tek varri i Imerit, në Turiqec të Skënderajt, njofton Klan Kosova. Pas homazheve, Presidenti ka marrë pjesë edhe në një akademi përkujtimore kushtuar ish-aktivistit Imeri, që është mbajtur në shkollën e këtij fshati, njofton Klan Kosova. Imeri ishte vrarë më 2 nëntor të vitit 1999, në rrethana të pasqaruara dhe për këtë çështja familja e tij e kishin akuzuar disa herë Thaçin, se ai ishte i informuar se kush e ka vrarë familjarin e tyre. Por sot vëllau i tij Imer Imeri, ka thënë se është i bindur se Thaçi nuk di asgjë rreth vrasjes së ish-aktivistit të LDK-së. “Jam i bindur se Hashim Thaçi nuk është në dijeni se kush e ka vrarë vëllaun tim, pasi gjatë një komunikimi më të, ai është i shprehur i gatshëm se edhe në forma kanunore të zotohet se nuk di gjë për vrasjen e Haki Imerit”. Këto komente Imeri i ka bërë në akademinë përkujtimore që është mbajtur nën patornatin e Presidentit Hashim Thaçi. Vëllua i Haki Imerit kanë thënë se presin që këtë çështje ta zgjidh Gjykata Speciale. klankosova.tv