Hajvalia kthehet në shtëpi NULL NULL 06.05.2015 20:29 06.05.2015 20:29 Hajvalia nuk ka mundur të luajë në asnjë ndeshje të sezonit pranveror për shkak të kushteve të stadiumit. Shkaku i gjendjes së keqe të stadiumit nuk e luajtën asnjë ndeshje në pjesën pranverore të Superligës. Por tani kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit, Hajvalisë i është dhënë drita e gjelbër për të luajtur në stadiumin e Kishnicës. Kjo pasi komisioni për inspektimin e fushave i federatës së futbollit të martën vlerësoi se tani janë krijuar kushte për lojë. Megjithatë trajneri i Hajvalisë Ismet Munishi, thotë se kjo fushë do të bëhet më e mira në Kosovë ani pse për momentin e pranon se ka mangësi. Për më shumë ndiqeni storjen e përgatitur nga Naim Selmani, gazetar i Klan Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Thaqi pas humbjes nga Plzeni: Nuk u dorëzuam kurrë, i kemi edhe pesë ndeshje të tjera 21/09/2023