Hajvali, arrestohen dy persona pasi dëmtuan derën e garazhit të tjetrit NULL NULL 10.01.2025 10:28 10.01.2025 10:28 Foto ilustruese. Dy persona janë arrestuar në Hajvali të enjten pasi janë hasur duke dëmtuar derën e garazhës së një personi tjetër. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy shufra metalike dhe dy çelësa të hekurit që dyshohet se janë përdor gjatë dëmtimit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv