Hajrulla Çeku nderon figurën e Shaqir Hotit NULL NULL 11.04.2021 13:51 11.04.2021 13:51 Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij, Liburn Jupollim, kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e Shaqir Hotit, i cili ndërroi jetë dje më 10 prill 2021. Ata u nënshkruan në librin e zisë i cili ishte vendosur para Teatrit Kombëtar për këtë qëllim, njofton Klan Kosova. “Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerëzor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore”. klankosova.tv