Hajrizi, KB Pejës: Shpifni për të fshehur të palarat, ma ktheni borxhin prej 15.000 eurove NULL NULL 01.05.2026 15:19 01.05.2026 15:19 Pas akuzave të fundit nga KB Peja, basketbollisti Drilon Hajrizi ka reaguar ashpër duke i cilësuar pretendimet e klubit si shpifje të qëllimshme. Basketbollisti i Trepçës ka mohuar kategorikisht të ketë sharë stafin apo klubin, duke sqaruar se reagimi i tij ishte vetëm një kundërpërgjigje ndaj ofendimeve të orkestruara në kor që u drejtuan kundër tij në palestër. Sipas Hajrizit, ky sulm ndaj tij është një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga detyrimet e pashlyera që klubi ka ndaj tij. Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të Pejës që, në vend të akuzave, t’i kthejnë borxhin prej 15,000 eurove që ia kanë mbetur tash e sa kohë, duke kujtuar kontributin e madh që ka dhënë për këtë skuadër në periudha të ndryshme. Reagimi i plotë i Drilon Hajrizit: “Të dashur dhe të respektuar qytetarë, Nuk kam sharë, nuk është në natyrën time! Është e vërtetë se e kam ofenduar në shenjë revolte njërin prej orkestruesëve të sharjeve në kor ndaj meje në Pejë, por assesi lojtarët e aq më pak klubin. Kontributi im për KB Pejën është i madh. Atë e dijnë tifozët e vjetër, Shqiponjat e vërteta. Këta që janë vërsulur ndaj meje, duan që kështu të zhvendosin vëmendjen dhe të fshehin palarat e tyre. Në vend se të merreni me këto marrina ma ktheni borxhin prej 15,000 Eurove! Ja sharjet e orkestruara në kor ndaj meje. Paramendoni, ndaj njeriut që dha aq shumë për klubin e KB Pejës!”