“Hajni patriot nuk bëhet asnjëherë” – Ademi flet për efikasitetin e SPAK-ut në ndaljen e korrupsionit NULL NULL 28.05.2024 22:03 28.05.2024 22:03 Mensut Ademi Eksperti i sigurisë, Mensut Ademi, ka folur në lidhje për efikasitetin e SPAK-ut në ndaljen e korrupsionit në Republikën e Shqipërisë. “Kur bisedojmë për krimin e organizuar dhe korrupsionin, çdo herë do të ketë qasje te pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe ai gjyqësor, dhe është normale që këto tri pushtete të kenë qasje, qoftë në pjesën e korrupsionit, qoftë në pjesën e luftimit të tyre, në fjalën popullore “Hajni patriot nuk bëhet asnjëherë”, nëse ka vjedhur, je i korruptuar, pa marrë parasysh nëse je kryeministër apo ministër do të dënohesh”, u shpreh Ademi në Rubikon të Klan Kosovës. “Mendoj që Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë, e ka shfrytëzuar institutin e bashkëpunimit në procedurë, ka dëgjuar një shtet që do Shqipërinë, me avancu si shtet të fortë në këtë regjion. E kemi fjalën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa kryeministri jonë i Kosovës dhe ministrat tanë e quajnë naiv sekretarin e shtetit apo nuk i marrin raportet e departamentit të shtetit, nuk i marrin si serioz”.