Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajni ia mësyn një shtëpie në Prizren, vjedh dy stoli dore

NULL NULL
29.08.2025 10:19

Një burrë nga Prizreni, ka raportuar në polici se një person i maskuar, dyshohet se i ka depërtuar me forcë në shtëpi dhe ka arritur t’i vjedh dy stoli dore.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka arritur të largohet, transmeton Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se një i dyshuar dhe i maskuar me forcë ka depërtuar në shtëpinë e tij dhe i njëjti ka arritur t’ia marr dy stoli dore dhe është  larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme