Hajnat vjedhin 25 mijë euro në një shtëpi në Rakinicë (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 10.07.2022 20:09 nga Arjeta Sinani 10.07.2022 20:09 Jashar Dajakajt nga fshati Rakinicë i Skenderajt, Ditën e Bajramit hajnat i thyen shtëpinë duke i vjedhur 25 mijë euro. Po ata nuk u mjaftuan me kaq, me vete i morën edhe stoli ari në vlerë prej mbi 2 mijë euro. Vjedhja i ndodhi gjatë kohës sa ky bashkë me familjarët e tjerë kishin shkuar tek vajza e tij për të bërë bajram. Përveç dëmeve në para, këta mbetën të habitur kur panë se hajnat ua kishte dëmtuar edhe televizorin duke e goditur disa here. Lidhur me rastin ende nuk ka persona të arrestuar.