Hajnat në Pustenik: Vidhen mbi 1 kg ari, dy pushkë e para (VIDEO) NULL NULL 11.03.2026 20:13 11.03.2026 20:13 Hajnat bënë kërdi në dy shtëpitë e vëllezërve Brava në Pustenik të Hanit të Elezit. Në shtëpinë e Memerit vodhën rreth 1 kilogram ari, ndërkaq tek ajo e Fadilit morën stoli në vlerë prej 50 mijë eurove. Rasti po hetohet si vjedhje e rëndë, raporton Klan Kosova. Policia rastin po e heton edhe përmes kamerave të sigurisë që ndodhen në fshat, por që deri më tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar. Për më tepër, ndiqni kronikën në vazhdim: