Hajnat ia mësyjnë një shtëpie në Kaçanik, vjedhin një pushkë dhe demolojnë orenditë NULL NULL 18.07.2025 10:27 18.07.2025 10:27 Një burrë ka raportuar në Polici të enjten, se persona të panjohur kanë depërtuar përmes dritares në shtëpinë e një të afërmi të tij, ku kanë demoluar orendi të ndryshme si dhe kanë vjedhur një pushkë ajrore me leje. Sipas policië, rasti ka ndodhur në Kaçanik, derisa hetimet veçse kanë nisur, transmeton Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë depërtuar përmes dritares në shtëpinë e një të afërmi të tij, ku kanë demoluar orendi të ndryshme si dhe kanë vjedhur një pushkë ajrore me leje. Rasti në procedurë hetimore nga njësiti i hetuesisë”, thuhet në raportin e policisë.