Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajnat i futen pejanit në shtëpi, vjedhin paratë dhe krejt dukatin

NULL NULL
20.07.2026 09:21

Vjedhjet e rënda po vazhdojnë të mbesin ndër veprat kriminale goxha të shpeshta në vendin tonë.

Një rast i tillë është denoncuar nga një qytetar në Komunën e Pejës, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi e gjeti shtëpinë të thyer, transmeton Klankosova.tv

Në raportimin e tij para Policisë, ai ka dëshmuar se dy persona kanë arritur të futen brenda të shtunën, prej ku kanë marrë para cash, si dhe dukat, në vlerë të madhe.

Sipas tij, të dyshuarit kanë qenë të maskuar, raporton Klankosova.tv

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.  /Klankosova.tv

lajme të ngjashme