Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me vlerë 15 mijë euro NULL NULL 20.02.2026 08:36 20.02.2026 08:36 Një person ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në shtëpinë e tij në fshatin Llashticë të Gjilanit. Sipas raportit 24-orësh dhe deklaratës së ankuesit, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpi dhe kanë vjedhur një kasafortë, në të cilën kishte stoli ari me vlerë 15.000 € dhe dy armë zjarri. “Nuk raportohet për të arrestuar; rasti është në hetime”, thotë Policia e Kosovës./Klankosova.tv