Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Ferizaj, vjedhin një armë, para dhe stoli ari

NULL NULL
17.03.2024 09:50
vjedhje
Foto ilustruese e vjedhjes.

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një armë, para të gatshme dhe një sasi stoli ari.

Në raportin e policisë, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, njofton Klankosova.tv.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme  dhe një  sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme