Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hajnat e armatosur i shpeshtojnë hyrjet në shtëpitë e lagjes “Qershia” në Çagllavicë (VIDEO)

NULL NULL
13.01.2022 23:28

Dy hajdutë të armatosur kanë hyrë sot para mëngjesit në tri shtëpi në lagjen “Qershia” në Çagllavicë të Graçanicës.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, që i ka siguruar Klan Kosova, shihen hajnat teksa hyjnë në objektet e banimit. Sipas banorëve, kjo është hera e dytë që hajnat hyjnë në këtë lagje brenda dy javësh. Ata i kanë shpeshtuar vjedhjet edhe në lagjen ‘Swiss Village’ që gjendet afër.

 

Klankosova.tv për këtë rast ka dërguar pyetje në polici, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

lajme të ngjashme