Hajdari: Gjendja e rezervave shtetërore është në nivel optimal NULL NULL 09.03.2023 12:48 09.03.2023 12:48 Rozeta Hajdari Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se gjendja e rezervave shtetërore është në nivel optimal. Hajdari, gjatë fjalës së saj në kuvend, tha se kur e kishim marrur qeverisjen niveli dhe buxheti i rezervave shtetërore ishte shumë i dobët, njofton Klankosova.tv. “Gjatë blerjes së rezervave shtetërore të mallrave nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, janë përfillur të gjitha procedurat ligjore dhe me kompetencë të plotë ju them se nuk është dëmtuar buxheti i Republikës së Kosovës”. “Buxheti i ndarë për rezervat shtetërore ndër vite për fat të keq kishte qenë fare simbolik ndaj qeveria e ka rritur buxhetin për rezervat shtetërore”, u shpreh Hajdari. Mes tjerash, Hajdari tha se janë ndarë 15 milionë euro buxhet për rezervat shtetërore. Në vitin 2022 e kemi rritur për 10 milionë euro buxhetin për rezervat shtetërore ndërsa për 15 milionë euro për 2023. Gjendja e rezervave shtetërore kur ne e kemi marrë qeverisjen ka qenë në nivel shumë të dobët ndërsa sot është në nivel optimal dhe për këtë mund të quhet si storje suksesi”, tha Hajdari. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.