Haga s’ia lejon avokat Artan Qerkinin, Fadil Fazliu insiston përmes letrës drejtuar Gjykatës (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 20:19 18.06.2025 20:19 Për herë të parë, koordinatoren e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fadil Fazliu e pa mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në ora 7 e 10 minuta. Para se t’u nënshtrohej kontrolleve të Prokurorisë, Fazliu e thirri avokatin Artan Qerkini në 7 e 20 me telefonin e tij, dhe sërish me telefonin e hetueses në 7 e 29, raporton Klan Kosova. Si në ato 3 orë e gjysmë, Fazliu po do që Qerkini t’ia përcjellë dhe mbrojë të gjithë gjykimin që pritet të nisë ndaj tij dhe katërshes Thaçi, Smakaj, Kilaj e Kuçi në vjeshtën e 2025-ës, andaj edhe pas vendimit refuzues të Regjistrit, e ka shkruar një letër insistuese drejtuar Gjykatës. Regjistri e refuzon këtë mundësi për shkak të mbrojtjes që Qerkini i ofroi edhe Bashkim Smakajt, të bashkë-akuzuarit të Fazliut, gjatë bastisjes në fund-tetor 2023. Klan Kosova mëson se Bashkim Smakaj ka shprehur gatishmëri ta japë edhe zyrtarisht një pëlqim për caktimin e Qerkinit si bashkë-mbrojtës të Fazliut. Ky i fundit aktualisht ka avokat kryesor ish-mbrojtësin e Rexhep Selimit, David Young. Ky është rasti i dytë i refuzimit të Speciales për caktim avokati, pasi Vekatesfari Alagendra nuk ishte lënë ta mbrojë Salih Mustafën ndërkohë që udhëheq ekipin e Jakup Krasniqit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 5 orë më parë